Elona dhe Lirimi janë një nga çiftet më të njohura shqiptare në rrjetet sociale.
Së fundmi, ata janë bërë prindër për herë të parë dhe kanë mirëpritur një djalë të quajtur Ayden. Ardhja e vogëlushit ka mbushur jetën e tyre me lumturi të pafund.
Çifti ka ndarë emocionet e tyre teksa janë shprehur “Mirë se erdhe në këtë botë, Ayden! Më 26/10/2025, Zoti na bekoi me dhuratën më të çmuar djalin tonë të dashur. Zemrat tona janë më të plota se kurrë, të mbushura me lumturi dhe dashuri. Faleminderit Zotit për këtë mrekulli që na solli në jetë.”
Me ardhjen e Aydenit, çifti po jeton ditët më të bukura të jetës.


Leave a Reply