Bëhet viral momenti i ëmbël mes Karim Adayemit dhe Hanës

Një video e publikuar së fundmi në TikTok ka rrëmbyer zemrat e fansave në mbarë rrjetin.

Në të shihet futbollisti i njohur i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, duke kaluar disa çaste të mrekullueshme me Hanën, vajzën partneres Loredana Zefi.

Pamjet janë realizuar në fund të ndeshjes, ku Adeyemi shihet teksa luan dhe bën një “garë” me vogëlushen në mes të fushës, ndërsa publiku rreth tyre i ndjek me buzëqeshje.

Vogëlushja Hana duket e lumtur dhe e lirshme pranë tij, ndërsa momenti është komentuar si “pamja më e bukur që mund të shohësh pas një ndeshjeje”.

Loredana prej kohësh ndan me ndjekësit momente të përditshme me Karimin dhe Hanën, duke treguar marrëdhënien e ngrohtë që ata kanë krijuar.

Ky moment në fushë, megjithatë, u bë një nga më të dashurit për publikun dhe është komentuar si “pamja më e bukur që mund të shohësh pas një ndeshjeje”. /Prive By Liberta Spahiu

@bvb_jessi Adeyemi macht ein Wettrennen mit Hana🥰🖤💛 #karimadeyemi #bvb #adeyemi #adeyemiundhanawettrennen ♬ suara asli – dimas :)🌻 – 𝙢𝙢____𝙧 𝙨𝙩𝙤𝙧𝙮♫︎♫︎

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*