Pas daljes së intervistës së reperit Fero në podcastin e Arbana Osmanit, rrjetet sociale janë mbushur me reagime të shumta.
Në këtë intervistë, Fero foli për herë të parë pas një kohe të gjatë për jetën e tij personale, ndarjen nga ish-bashkëshortja Arbenita Ismajli dhe akuzat për dhunë ndaj tij.
Reperi u shpreh se Arbenita ka qenë “gjithçka për të” në një periudhë të jetës, ndërsa shtoi se ndjen ende respekt për të, pasi është nëna e vajzës së tyre.
“Unë nuk e kam dhunuar kurrë. E kam dashur shumë, por nuk jemi për njëri-tjetrin,” tha ai ndër të tjera, duke nxitur reagime të shumta në rrjet.
Por menjëherë pas publikimit të intervistës, ka ardhur një reagim i fortë nga Juliana Nura, e cila ka shpërthyer kundër çdo forme dhune ndaj grave. Në një postim në Instastory, ajo ndau një pjesë nga intervista e Feros, duke shkruar me tone të ashpra:
“Kur e don dikë, nuk e rraf atë o magar! E krejt ju magarë tjerë që e abuzoni gruan apo femrën tuaj.”
Postimi i Julianës është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, duke hapur debat mes ndjekësve – disa që mbështesin reagimin e saj të drejtpërdrejtë, e të tjerë që e konsiderojnë të tepruar. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply