Sara Kolami në lidhje? Ky veprim ngre dyshimet

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Sara Kolami, ka tërhequr vëmendjen e mijëra ndjekësve me postimin e saj më të fundit në rrjete sociale.

Në disa imazhe të ndara nga përditshmëria, Sara shihet duke darkuar në një restorant në Tiranë, e veshur me shumë stil.

Ajo që ka ngjallur më shumë kureshtje ishte buqeta e madhe me lule rozë e vendosur në tavolinë, ndërsa në sfond vëreheshin pije dhe ushqim për dy persona. Kjo ka mjaftuar që ndjekësit të nisin hamendësimet për një romancë të re në jetën e saj.

A është ky një sinjal se Sara nuk është më beqare? Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*