
Olsa Muhameti, producentja e njohur e “Big Brother VIP Kosova”, ka ndezur rrjetin me një postim të ri në “Instagram Story”, duke konfirmuar se përgatitjet për sezonin e katërt tashmë janë pothuajse në përfundim.
Në postimin e saj, Olsa ka ndarë një foto shoqëruar me mbishkrimin:
“Ohhh mezi po presim dhe ne, mos mendoni vetëm ju. BBVK 4 loading…”,
duke lënë të kuptohet se projekti më i madh televiziv në Kosovë po afrohet me shpejtësi.
Ky reagim ka mjaftuar që fansat e spektaklit të shpërthejnë me entuziazëm në rrjete sociale.
Ndjekësit e programit shprehin padurimin për të zbuluar datën e nisjes dhe emrat e banorëve të rinj që do të hyjnë në shtëpi.
Sezoni i tretë i “Big Brother VIP Kosova” përfundoi me shumë sukses, duke thyer rekorde shikueshmërie dhe duke sjellë një sërë momentesh që u kthyen në meme, debate e tema të përditshme në rrjet.
Një gjë është e sigurt — pas këtij paralajmërimi, “BBVK 4” tashmë është në qendër të vëmendjes, dhe publiku mezi pret të shohë se kush do hyjë brenda shtëpisë më të madhe në vend. /Prive By Liberta Spahiu
Leave a Reply