
Reperi i njohur nga Drenica, Don Xhoni, ka ngjallur kureshtje të madhe në rrjete sociale pas postimit të fundit që ka bërë në Instagram.
Ai ka ndarë një story nga Parisi, i njohur ndryshe si “qyteti i dashurisë”, ku shihet duke shijuar një drekë luksoze me pamje nga Kulla Eiffel.
Në imazhin që reperi ka publikuar, vihet re një vajzë misterioze, e cila është në shoqërinë e tij, por identiteti i saj Don Xhoni nuk e ka zbuluar
Don Xhoni e ka shoqëruar postimin me mbishkrimin: “Nga qyteti i dashurisë 💋 e kini”, një frazë që ka lënë vend për shumë interpretime mes ndjekësve.
Për momentin, nuk dihet nëse vajza që shfaqet në foto është partnerja e tij e re, pasi reperi nuk ka dhënë asnjë sqarim apo koment shtesë në lidhje me postimin.
Se a është kjo një romancë e re apo një moment relaksi në Paris, mbetet ta kuptojmë në vijim. /Prive By Liberta Spahiu
Leave a Reply