Eminem në lidhje me stilisten shqiptare

Reperi i njohur botëror Eminem duket se ka gjetur dashurinë pranë grimeres dhe stilistes me origjinë shqiptare, Katrina Malota.
Sipas burimeve të TMZ, marrëdhënia mes artistit 52-vjeçar dhe bashkëpunëtores së tij të vjetër ka marrë së fundmi një kthesë romantike — edhe pse nuk dihet saktësisht kur ka nisur lidhja e tyre.

Katrina Malota, e cila jeton në Michigan, ka qenë pjesë e ekipit të Eminem për vite të tëra, duke punuar me të në videoklipe muzikore dhe projekte të ndryshme profesionale. Përveç bashkëpunimeve me reperin e famshëm, në portofolin e saj profesional gjenden edhe emra të tjerë të njohur të industrisë së muzikës si Snoop Dogg, Robin Thickedhe 50 Cent.

Kur nuk është në turne apo në xhirime me Eminem, Katrina punon si grimiere dhe stiliste në një sallon bukurie në Birmingham, Michigan, ku është e njohur për profesionalizmin dhe stilin e saj unik.

Ndërkohë, vetë Eminem — emri i vërtetë i të cilit është Marshall Bruce Mathers III — ka preferuar gjithmonë ta mbajë jetën e tij private larg syrit të publikut.

Ai ka qenë më parë i martuar dhe i divorcuar dy herë me ish-bashkëshorten e tij, Kim Scott, me të cilën ka një vajzë, Hailie Jade, sot 29 vjeçe.

Megjithëse as reperi dhe as përfaqësuesit e tij nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar, fansat në rrjetet sociale janë të bindur se kjo është lidhja më e rëndësishme e Eminem pas shumë vitesh, dhe nuk kanë munguar urimet për çiftin e ri që ka ngjallur shumë kuriozitet.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*