‘Çka të ka ndodhur’, Olta rrëfehet: ‘Po kaloj problem shëndetësor’

Aktorja e dashur për publikun, Olta Gixhari, ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh të sinqertë dhe emocional lidhur me një problem shëndetësor që po kalon në sy, pas shumë pyetjeve dhe komenteve që ka marrë ditëve të fundit.

Në një postim në Instagram, ajo ka treguar se ndodhet në kontrolle mjekësore dhe ka vendosur të flasë shkurt vetëm për të ndalur spekulimet dhe komentet pa vend.

“Pas pyetjes për BBVK, kjo është pyetja më e shpeshtë që më është bërë. Po kaloj një problem shëndetësor. Kjo më shumë për të gjithë ju që më shkruani çdo ditë: ‘He mi, të ka kap keq botoxi’, ‘o qorre’, etj. Mos më pyesni më shumë se nuk do të flas për këtë gjë, jo tani”, ka shkruar ajo.

Në mesazhin e saj ndihej qartazi lodhja nga keqkuptimet, por edhe mirësia e një njeriu që nuk dëshiron ta bëjë problemin publik, duke kërkuar vetëm mirëkuptim. Olta nuk ka dhënë detaje të mëtejshme, por ka treguar se aktualisht është nën kujdes mjekësor dhe se do ta ndajë me publikun vetëm kur të ndihet gati.

Në një kohë kur rrjetet shpesh nxitohen të gjykojnë, mesazhi i saj është kujtesë për të treguar më shumë ndjeshmëri dhe kujdes ndaj njerëzve publikë, që përtej skenës e ekranit, përballen me sfida si të gjithë të tjerët.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*