E dashura e Jozit tregon se çfarë është ai për të!

Prej disa javësh, në media online dhe në rrjete sociale kanë qarkulluar lajme se këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Jozefin Marku (Jozi), është ndarë nga e dashura e tij Xhoana Toshi.

Portale të shumta kanë përhapur spekulime për një krizë mes çiftit, duke lënë ndjekësit në dilemë për statusin e tyre.

Por, së fundmi Xhoana ka vendosur t’i japë fund çdo dyshimi.

Në një postim të bërë në Instastory, ajo ka ndarë një video të Jozit gjatë intervistës së tij në emisionin “n’Kosove Show”, duke e shoqëruar me një emoj kurorë, që u pa si konfirmim i qartë se marrëdhënia e tyre vazhdon.

Ky gjest i Xhoanës ka mjaftuar që ndjekësit të kuptojnë se çifti nuk është ndarë, përkundrazi, ajo ka zgjedhur mënyrën më të thjeshtë dhe më të qetë për të mbyllur zërat e portaleve.

Pas kësaj lëvizjeje, duket se Xhoana Toshi ka “thyer heshtjen” në mënyrën më elegante të mundshme, duke treguar se dashuria e saj me Jozin vazhdon dhe se zërat për ndarje ishin vetëm spekulime. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*