Mihrija befason me deklaratën: “Remzie Osmanin do ta kisha bërë kryetare të Suharekës”

Çifti i njohur, Naim Abazi dhe Mihrije Braha janë shprehur hapur në një intervistë për ‘Dukagjinin’.

Ata nënvizuan rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe kanë bërë thirrje që të votohet sa më shumë.

“Ne kemi votuar, procesi shkoi shumë mirë, urime dita e zgjedhjeve. Unë them gjithmonë, kur kemi zgjedhje, kemi festë”, ka thënë Naimi.

“E kam përfunduar edhe unë të drejtën time për votim, i ftoj të gjithë qytetarët të dalin të votojnë se pastaj prej kokërr shpinës nuk ka nevojë për ankesa se janë të pavlefshme, kështu që dilni votoni”, tha në anën tjetër Mihrije Braha.

Në një kuiz të bërë nga gazetari, Mihrija ka zgjedhur disa emra të famshëm që do t’i emëronte kryetarë të disa vendeve.

“Kryetar të Ferizajt e kisha bërë Fifin, Mitrovicës Sunaj Saraçin, Suharekës Motrat Mustafa, më fal bën Remzie Osmanin, të Pejës Violeta Kajtazin. Të gjitha femrat, me kandidu për vete nuk kam menduar, shpresoj që kryetari i ardhshëm i Prishtinës do të gjallërojë më shumë jetën kulturore, së paku një herë një muaj një koncert”, tha ajo ndër të tjera. /dukagjini

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*