Ky është portreti familjar i Mevlan Shabës!

Ish banori i Big Brother VIP Kosova, Mevlan Shaba, ka kohë që ka krijuar një jetë të re larg vëmendjes mediatike, pranë partneres së tij Ornelda dhe vajzës Mei.

Mevlani ka zgjedhur të mbajë jetën e tij private larg syrit të publikut, duke mos ndarë asnjëherë foto me partneren e tij Orneldën, por vetëm me vajzën e tij, me Mei-n me të cilën çifti u bë prindër disa muaj më parë.

Këtë herë, Prive By Liberta Spahiu ju sjellë për herë të parë imazhin e plotë të familjes së Mevlanit, duke publikuar një portret të ngrohtë dhe të ëmbël familjar.

Ky është portreti i parë familjar i Mevlan Shabës, që me siguri do emocionojë fansat dhe ndjekësit e tij, të cilët kanë pritur gjatë për ta parë Mevlanin në këtë rol të ri – atë të babait dhe partnerit të përkushtuar. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*