
Në ditën e zgjedhjeve, kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dhënë një intervistë për median “Nacionalja”, ku ndër të tjera është pyetur edhe për dy nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare — Noizyn dhe Don Xhonin.
I pyetur nga gazetari Oqeani për Noizyn dhe Don Xhonin, Lladrovci u shpreh me vlerësim për të dy, por dha një përgjigje të qartë:
“Të dy janë të mirë, por Noizy është këngëtar shumë larg Don Xhonit. Edhe pse Don Xhoni është i qytetit tim, i familjes sonë, Noizy është i madh shumë!” – tha Lladrovci.
Noizy ka qenë një nga figurat publike që e ka përkrahur Ramiz Lladrovcin në kandidimin e tij në zgjedhjet lokale të këtij viti, madje në një postim të tij ai e quajti Lladrovcin “7 herë kampion i Kosovës”.
Kujtojmë që Don Xhoni dhe Lladrovci dikur miq me njëri-tjetrin, prishën marrëdhëniet e tyre jo shumë kohë më parë.
Leave a Reply