
Këngëtari i njohur G-Bani ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale se ka vendosur të tërhiqet nga “Kënga Magjike”.
Arsyeja, sipas tij, lidhet me mospërfshirjen e pjesëmarrjes së tij në spotin publicitar zyrtar të festivalit që transmetohet në TV Klan.
“Për arsye të mos përfshirjes së pjesëmarrjes time në spotin publicitar zyrtar të Këngës Magjike në TV Klan, po e anuloj konkurrimin tim në këtë festival,” ka shkruar G-Bani në një reagim publik, duke shtuar se kjo është një vendimmarrje e ndërgjegjshme dhe e qëndrueshme: “Unë ky jam, dhe nuk du të ndryshoj.”
Artisti, i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë, ka theksuar gjithashtu se nuk toleron ofendime personale dhe se e pranon vetëm kritikën konstruktive:
“Kur më ofendojnë personalisht në komente, shaj dhe ofendoj me fjalor të pistë. Kur më kritikojnë në mënyrë konstruktive, falenderoj, dëgjoj dhe përmirësoj.”
Në fund, ai ka lëshuar një mesazh të fortë për publikun dhe mediat, duke thënë se askush nuk duhet të iluzionohet se ai do të tolerojë sulme personale për hir të krijimit të artit. /Prive By Liberta Spahiu
Leave a Reply