Emri i tij qarkullon për ‘Big Brother VIP Kosova’ – ja si përgjigjet këngëtari

Rokeri i njohur nga Ferizaj, Mentor Haziri, mund të jetë një nga emrat që do t’i bashkohet sezonit të katërt të spektaklit më të komentuar televiziv në Kosovë, “Big Brother VIP Kosova”. Pas viteve të tëra në skenën muzikore, duket se artisti po përgatitet për një rikthim në qendër të vëmendjes, këtë herë jo përmes këngëve, por përmes ekranit.

Burime pranë produksionit kanë bërë të ditur për Telegrafin se edicioni i ri i “Big Brother VIP Kosova” do të nisë në fund të nëntorit, duke premtuar një kast të pasur me personazhe të njohur nga fusha të ndryshme të artit dhe showbizit.

Por ka qenë Mentori ai që ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram, duke shkruajtur “Ha ha ha”, reagim ky që tregon se Mentori nuk do të jetë pjesë e këtij formati.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*