
Këngëtarja e njohur Engjëllusha Salihu ka kurorëzuar dashurinë me Mërgimin në një ceremoni civile të mbajtur në Zvicër, atje ku çifti ka nisur tashmë jetën e përbashkët.
Në këtë moment të veçantë nuk mungoi as prezenca e nënës së saj, këngëtares së dashur Shyhrete Behluli.
E emocionuar, Shyhretja ndau një foto nga ceremonia, e shoqëruar me fjalët prekëse:
“Sot, në kurorëzimin e Engjëllushës dhe Mërgimit, ju uroj fat dhe të gjitha të mirat!”
Leave a Reply