
Një moment shumë i bukur dhe plot emocione është shënuar në studion e “Për’puthen”. Konkurrentja Stelina ka vendosur të surprizojë Kejsin në ditën e tij të lindjes.
Ajo i ka shkruar një letër ku ka shprehur hapur ndjenjat dhe vlerësimin e saj për të, duke i uruar që çdo dëshirë e tij të realizohet edhe të festojë çdo ditë më të.
Në fund Keijsi i ka dhënë një puthje në buzë Stelinës duke bërë që e gjithë studio të duartrokasë edhe të brohoras.
“Hey Kejsi sot është dita e jot e lindjes e patjetër që nuk do mungonin disa fjalë zemre nga unë, uroj shumë që ky vit të jetë viti i realizimeve të tua, të plotësimit të dëshirave të tua më të mëdha dhe ushtrimi i rrugës tënde drejt suksesit.
Shpresoj me gjithë shpirt çdo të mirë për ty sepse vërtet ti i meriton edhe pse ndonjëherë me mërzit kaq shumë, sa mendoj që nuk i meriton. Mendoj se jam me fat që të kam njohur, edhe në një ditë si kjo e sotmja dua të shfrytëzoj rastin të të falënderoi që e bënë rrugëtimin tim në Për’puthen çdo ditë më të bukur”, tha ajo ndër të tjera.
Leave a Reply