
Bardhi ka ndezur kurreshtjen e fansave me disa postime në Instagram, ku ka zbuluar se ndodhet në fazën përfundimtare të projekteve të reja muzikore.
Në një nga storiet, ai ka publikuar një pamje nga studio, duke shkruar:
“I kom gati 8 këngë, cilën me qit?”
Ndërsa në postimin vijues, Bardhi zbuloi se është drejt përfundimit të një EP-je me pesë këngë, duke shtuar se janë këngë që i vijnë nga zemra:
“EP – it’s almost ready. Është tu u finalizu kanga e fundit. 5 kangë shpirtit, për qefi!”
Por surprizat nuk mbarojnë këtu. Në një tjetër story, ai paralajmëroi edhe tre bashkëpunime të reja, që pritet të publikohen shumë shpejt:
“Edhe 3 bashkëpunime tjera surprizë. E krejt qito mrena një muaji – keni çka me ngu!”
Duket se këto ditë janë plot entuziazëm për Bardhin dhe adhuruesit e tij, të cilët mezi presin të dëgjojnë projektet e reja që, sipas artistit, janë plot emocione dhe energji pozitive. /Prive By Liberta Spahiu
Leave a Reply