
Leonard Gashi dhe Lela Seferi romancën e tyre e filluan në ‘Big Brother VIP Kosova’.
Edhe pse çifti ende mban kujtime të përbashkëta në rrjetet sociale, një veprim i fundit nga modelja ka ngjallur dyshime dhe reagime të shumta, shkruan “Kosovarja”.
Së fundmi, ajo ka publikuar një video në TikTok, ku në sfond dëgjohet kënga “Syt s’du më ti pa”.
Ky postim është interpretuar nga ndjekësit si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj Leos, duke ngritur dyshime se mes çiftit mund të ketë krizë apo ftohje në marrëdhënie.
Megjithatë as Leo dhe as Lela nuk kanë reaguar publikisht për këtë situatë, duke lënë gjithçka në nivel spekulimesh.
@lela.seferi
Leave a Reply