Drenicaku në Amerikë bëhet viral me rrëfimin e tij

Në kuadër të projektit “Dritëhije”, që ka në fokus historitë e shqiptarëve në Amerikë, një djalë me origjinë nga Drenica po fiton zemrat e publikut. Arlindi, i lindur në SHBA në vitin 1999, është bërë viral në TikTok për mënyrën se si rrëfen historinë e familjes së tij – në një shqipe të pastër, të bukur dhe pa asnjë theks të huaj.

Ai përfaqëson shembullin më të bukur të brezit të ri të diasporës që, edhe pse të lindur e rritur larg atdheut, nuk harrojnë rrënjët e tyre. Me krenari tregon se babai i tij, me origjinë nga Drenica, kishte emigruar në Amerikë në vitin 1994, duke ndërtuar aty një jetë të re, por pa e shkëputur kurrë lidhjen me Kosovën.

Rrëfimi i Arlindit në “Dritëhije” është bërë një ndër më të shpërndarët në rrjetet sociale, duke ngjallur emocione e nostalgji tek shqiptarët kudo që janë. /Prive By Liberta Spahiu

@drite.hije

Shqiptaret e lindur larg atdheut kane me respekt dhe dashuri per kulturen tone? @Arlind Shehu . . edheunejamshqiptar🇦🇱 #dritehije #streetphotography #shqip #albania

♬ original sound – Jwlpiano_🎹 – Jwlpiano_🎹

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*