
Moderatorja Kiara Tito ka nisur sezonin e ri në emisionin e humorit “Portokalli” ku ka shprehur emocionet e saj për këtë rikthim në ekran.
Në këtë moment të rëndësishëm për të, nuk ka munguar as mbështetja dhe dedikimi i veçantë nga bashkëshorti i saj, këngëtari Luiz Ejlli, shkruan “Kosovarja”.
Në një mesazh prekës, Luizi është shprehur “Edhe pse është kohë e keqe, furtunë dhe shi, prapë falë teje, TV rri xham.”
Një fjali që tregon jo vetëm dashurinë e tij për Kiarën, por edhe krenarinë për suksesin e saj profesional.
Kujtojmë se Kiara Tito mbetet një nga emrat më të përfolur të showbiz-it shqiptar.
Leave a Reply