Pas një mungese, Stresi bëhet i “gjallë”

Pas një periudhe të gjatë mungese dhe heshtjeje në rrjete sociale, reperi i njohur Stresi është rikthyer sërish me një postim në Instagram Story, ku shihet duke shijuar pushimet në Dhërm.

Kjo është paraqitja e parë e tij pas një kohe të gjatë, që pas ngjarjes që bëri bujë në rrjete.

Kujtojmë se në një video, Stresi u pa së bashku me Jozin, ku ai e puth atë në faqe, ndërsa ai e pyet për “se çfarë i ka qunat nga zona e tij”, dhe reperi përgjigjet se “i ka si vëllezër”.

Videoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe solli reagime të shumta, përfshirë edhe atë të Gjestit, i cili e hoqi Stresin nga ndjekësit në Instagram

Që nga ajo kohë, reperi kishte qëndruar plotësisht i tërhequr nga rrjetet sociale, ndërsa rikthimi i tij me këtë video tregon se ai po i shijon pushimet në qetësi dhe larg gjithë zhurmës mediatike.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*