Fansja i kërkoi tatuazh me shkrimin e tij, ky ishte reagimi i Noizyt

Një fanse e Noizyt ka treguar se sa e zjarrtë është në mbështetjen ndaj artistit përmes një gjesti mjaft unik.

Ajo ka vendosur të bëjë tatuazh titullin e një prej këngëve të tij ikonike, diçka të cilën ia ka thënë edhe vetë reperit kur ka pasur rastin ta takojë në vendin ku ai qëndronte në Berlin.

Ky i fundit e ka shtyrë përpara idenë me katër versione të shkrimit të tij me “Noku i vogël”.

Versioni i katërt ka qenë i përzgjedhur për t’u realizuar tatuazh me ç’rast herën tjetër, ata kanë bërë një kujtim bashkë me tatuazhin në duar.

Historia e treguar nga fansja ka marrë mbi 200,000 shikime në TikTok që nga dita e djeshme. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*