
Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ Gerta Gixhari, është larguar papritur nga ekrani.
Pas përfundimit të reality show-t, ajo iu bashkua panelit të emisionit Goca dhe Gra, ku u bë pjesë e diskutimeve javore në ekranin e Top Channel, shkruan “Kosovarja”.
Megjithatë, në sezonin e ri televiziv, gjithçka ka ndryshuar. Në vendin e saj tashmë është parë këngëtarja Rozana Radi, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyen e largimit të Gerta nga formati.
Deri tani, Gerta nuk ka reaguar publikisht për mungesën e saj në sezonin e ri të emisionit, duke lënë të hapur mundësinë për projekte të reja ose një shkëputje të përkohshme nga televizioni.
Leave a Reply