
Më të rejat e shoubizit vendor në “Weekend” në Klan Kosova i ka dhënë gazetari Labinot Nimani, gazetarja Adea Grezda dhe ish-pjesëmarrësi i “Përputhen”, Bruno Shemsho.
Ata përmenden disa nga emrat që po përfilitet të jenë pjesë e BBVK, si: Zanfina Ismaili, Leonora Jakupi, Bejta, Genta Ismajli, Fero e Arbenita Ismajli.
“Një emër që e kam ni tu u diskutu e që kisha pas qejf shumë me kanë është Zanfina Ismaili. Kish me qenë interesant për neve gjeneratat që e kena ndjek artin e vet. Mendoj qe si personazh i shkon shumë me qenë në BBVK”, tha Nimani.
Nimani shtoi se Zanfina do të prodhonte shumë lajme.
Ndërkohë, nga ato që ka dëgjuar, gazetarja Adea Grezda tha se edhe Leonora Jakupi mund të jetë pjesë e BBVK.
Ish-pjesëmarrësi i “Përputhen”, Bruno Shemsho në një lidhje direkte nga Shqipëria tha se “Olsa di vërtetë të befasojë”, duke shtuar se beson që do të ketë emra të rinj.
Sipas Brunos, pjesëmarrëse do të jetë supermodelja Arbenita Ismajli.
Leave a Reply