
Ish-bashkëshortja e këngëtarit Shpat Kasapi, Selvija, vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale.
Që pas ndarjes nga artisti, veprimet dhe postimet e saj janë ndjekur me shumë vëmendje nga ndjekësit.
Ajo përmes një postimi ka treguar se gjendet në Itali së bashku me djalin e saj, Roelin.
“Ditë e enjte, shtet tjetër, unë dhe Roeli. Dhe falënderoj vetën që nuk u dorëzova kurrë, mësova të punoj online, ku të dua dhe kur të dua unë. Por ama shijoj çdo moment jam e zonja e vetës, ishte e vështirë në fillim por nëse unë mund ta bej, e bëni dhe ju” ishte shprehur Selvija.
Leave a Reply