
Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka reaguar ashpër pas ndërprerjes së rrymës elektrike që, sipas tij, ka lënë për 24 orë qytetin e Ferizajt dhe shumë qytete të tjera në errësirë.
Përmes një postimi në Instagram, ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos heshtin ndaj kësaj gjendjeje, duke theksuar se as bizneset dhe as mjekët nuk po guxojnë të protestojnë për padrejtësinë që po u bëhet.
“24 orë pa rrymë, e shtrejtojnë sa të duan dhe askush nuk e ngrit zërin si qytetar i këtij vendi! A është e mundur që një qytet i tërë të mbetet pa rrymë dhe askush mos të reagojë?!” – ka shkruar Labi.
Ai paralajmëroi se nga e hëna është i gatshëm të organizojë protesta, duke kërkuar që qytetarët të bashkohen pa dallime politike.
“Kjo që po ndodh nuk është asgjë tjetër veçse nënçmim, nënshtrim dhe poshtërim i Ferizajt tonë dhe shumë qyteteve të tjera,” shtoi këngëtari.
Në fund, Labi u bëri apel qytetarëve që të mos rrinë indiferentë:
“O mileti, mos të dukemi në gjumë si delet, por zgjojuni dhe ngrituni për çdo gjë që prek familjet tuaja.” /Prive By Liberta Spahiu
Leave a Reply