
Ronela Hajati ka ndarë një moment të veçantë në rrjete sociale, ku i ka bërë një urim plot dashuri partnerit të saj.
Në një foto të publikuar në Instagram, këngëtarja shfaqet e përqafuar me të dashurin, teksa i shkruan: “Gëzuar ditëlindjen, zemër! Uroj të të plotësohen të gjitha dëshirat e zemrës!”
Kujtojmë që Ronela vetëm pak kohë më parë bëri publike lidhjen e saj përmes postimeve në rrjetet sociale.
Megjithatë, edhe pse nuk ngurron të ndajë momente të veçanta me të, artistja ende nuk ka zbuluar identitetin e partnerit të saj, duke zgjedhur ta mbajë këtë pjesë të jetës private larg syrit të publikut.
Postimi i fundit tregon se Ronela po kalon një periudhë të lumtur në aspektin personal, ndërkohë që vazhdon të mbetet një nga emrat më të kërkuar të skenës muzikore shqiptare. /Prive By Liberta Spahiu
Leave a Reply