Alaudin Hamiti zbulon një kënd të shtëpisë së BBVK

Moderatori i njohur, Alaudin Hamiti, ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale një pamje nga brenda një këndi të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Në foton e publikuar, shihet një pjesë e strukturës së brendshme, duke treguar se punimet për shtëpinë më të famshme në vend po vazhdojnë me intensitet.

Postimi i tij, i shoqëruar me simbolet 👁⏳, ka ngjallur shumë kureshtje tek ndjekësit, të cilët janë në pritje të zbulimeve të reja.

Ndërkohë, sipas zërave që qarkullojnë, edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova pritet të startojë në fund të muajit tetor, duke sjellë një tjetër sezon të mbushur me surpriza, intriga dhe emra të njohur të showbiz-it shqiptar.

Shtëpia është gati të hapë dyert, ndërsa publiku mezi pret të zbulojë banorët e rinj. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*