
Iliriana Sadriu ka emocionuar ndjekësit me një postim nostalgjik në rrjete sociale, ku ka ndarë një fotografi të realizuar plot 9 vite më parë me partnerin e saj, Adri Rogaqi.
Në imazhin e ëmbël, çifti shfaqet i përqafuar e me buzëqeshje, ndërsa krahas fotos ata kanë vendosur mbishkrimin: “Para 9 vjete”.
Ky kujtim i veçantë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët janë emocionuar për çiftin, duke i përgëzuar për dashurinë që ka rezistuar ndër vite. /Prive By Liberta Spahiu
Leave a Reply