Buta kërkon lirinë, reagon Gjiko

Reperi i njohur, Buta sot është paraqitur para Gjykatës Themelore në Ferizaj.Buta akuzohet për shitblerje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje, transmeton IndeksOnline.

Reperi u arrestua më 11 shtator, kurse më 12 shtator i është miratuar masa e paraburgimit.

Sot, para trupit gjykues, Buta ka kërkuar lirimin e tij, duke përmendur faktin se si kryefamiljar, ka shumë obligime.

Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesëm për nënën 63-vjeçare, vajzën 1 vjeçcare si dhe gruan. Të cilat pa mua nuk munden t’i kryejnë nevojat bazike”, ka deklaruar ai para trupit gjykues.

Ndërkohë me një postim pro tij ka dalë reperi Gjiko i cili ka shkruar: ‘Free Buta’.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*