Sara komenton për herë të parë Ledrin dhe Xhensilën

Sara Hoxha ka reaguar për herë të parë ndaj zërave që qarkulluan në media lidhur për një lidhje të mundshme mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Sara u shpreh se lajmet i ka lexuar njësoj si publiku dhe se nuk i takon të komentojë mbi diçka që nuk e di.

“Siç i keni lexuar edhe ju në telefon, nëpër media. Me Ledrin kam marrëdhënie shumë prindërore, kujdesemi shumë për Poin. E lexova si gjithë të tjerët. Ai është babai i Poit, i uroj vetëm të mirat. Secili ka jetën e vet. Nuk më takon as t’i mohoj e as t’i pohoj lajmet që shoh në portale kur nuk ia kam haberin fare por e di që kemi të drejtën të dy të jemi të lumtur. Unë këtë ia uroj Ledrit se është babai i Poit” – tha ajo.

Sara shtoi se pavarësisht ndarjes, marrëdhënia me Ledrin është e mirë dhe funksionon mbi bazën e prindërimit të përbashkët.

“Gjëja më e rëndësishme për ne të dy është vajza. Pas gjithçkaje që kemi kaluar, ia kemi dalë të jemi aty për të. Marrëdhënia jonë është prindërore dhe mbi këtë bazohet gjithçka,” – përfundoi ajo. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*