Thashethemet për ndarje, flet aktori i njohur turk

Çifti i dashur i kinemasë turke, Barış Arduç dhe Gupse Özay, janë rikthyer në qendër të vëmendjes.

Të dy u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Deliha”, ku miqësia e tyre në skenë u shndërrua shpejt në romancë të vërtetë. Dashuria e tyre u kurorëzua në martesë në vitin 2020, dhe prej asaj kohe ata kanë qenë një nga çiftet më të komentuar në showbiz-in turk.

Prej muajsh, mediat turke raportuan për krizë mes çiftit, sidomos pas rolit të fundit të Barış Arduç ku u aludua se marrëdhënia e tyre mund të kishte pësuar “çarje”.

Por, aktori i njohur vendosi t’i japë fund këtyre thashethemeve me një postim në rrjete sociale: ai i uroi ditëlindjen bashkëshortes së tij Gupse Özay, e cila mbushi 41 vjeç.

Nga ana tjetër, edhe Gupse nuk mbeti pas. Ajo publikoi një moment ku po bënte një tatuazh të përkohshëm me figurën e një fëmije në krah, duke shkruar:

“Vazhdoj t’i bëj vetes tatuazh fëmijësh… Besoj se e dua me gjithë shpirt!”

Ky postim bëri bujë të madhe dhe u përhap me shpejtësi në rrjete sociale. Fansat menjëherë nisën pyetjet: “Mos vallë Gupse po përgatitet për një fëmijë të dytë?”

Aktualisht, Barış dhe Gupse ndajnë një jetë të qetë dhe të lumtur me vajzën e tyre të vogël, Jan Asya. Por këto postime të fundit jo vetëm që hodhën poshtë lajmet për krizë, por i shtuan edhe më shumë emocionet te fansat që mezi presin një lajm të mirë nga çifti. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*