Arbana Osmani dhe Edi shfaqen më të dashuruar se kurrë më parë

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit një moment të ëmbël krah bashkëshortit të saj, regjisorit Eduart Grishaj.

Në një foto të postuar në Instastory, dyshja shfaqen të buzëqeshur dhe të përqafuar, ndërsa shijojnë një kafe pranë detit, në një ambient me pamje të mrekullueshme.

Arbana dhe Eduarti janë prej vitesh një nga çiftet më të dashur për publikun, jo vetëm për suksesin e tyre profesional, por edhe për mënyrën natyrale dhe të dashur me të cilën ndajnë jetën private me fansat.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*