Ky ishte postimi i motrës së Gjestit për vëllain, rreth 20 orë para ngjarjes tragjike

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë fshatit Qungur, ku për fat të keq ka humbur jetën në vendngjarje vëllai i Gjestit, Eldion Kelmendi.

Rreth 20 orë para kësaj tragjedie, motra e tij, Blerina, kishte postuar disa fotografi në llogarinë e saj në rrjetet sociale, mes të cilave ishte edhe një foto me vëllain, Eldionin, shkruan “Kosovarja”.

Krahas imazheve, ajo kishte vendosur dy emoji me engjëj, gjë që ka prekur dhe trishtuar shumë nga ndjekësit e këngëtarit.

Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kelmendi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*