Luizi “nuk përmbahet” pas ndryshimit të flokëve të Kiarës

Moderatorja e njohur, Kiara Tito, ka vendosur të bëjë një ndryshim në flokë për sezonin e ri të spektaklit “Portokalli”.

Përmes një postimi në Instagram, ajo zbuloi se ka çelur ngjyrën e flokëve, duke sjellë një look më të freskët e plot stil.

Ky detaj i vogël nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët menjëherë kërkuan reagimin e partnerit të saj, Luiz Ejlli.

Kiara u kujdes të mos i linte pa përgjigje, duke publikuar një video ku shfaqej këngëtari.

Fillimisht, Luizi nuk e vuri re ndryshimin, por në një video të dytë reagoi me humorin e tij karakteristik:
“Për të kuptuar ndryshimin e pamjes së partneres, mjafton të shohësh faturën në llogarinë bankare,” – tha ai duke shkaktuar të qeshura mes fansave.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*