
Prej disa ditësh, mediat turke janë mbushur me raportime rreth një krisjeje të mundshme në marrëdhënien e aktores së njohur Rabia Soytürk me të dashurin e saj, Samet Vuruşan.
Zërat nisën të qarkullonin pasi u aludua se çifti kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes, madje në thashetheme u përfshi edhe emri i aktorit të njohur Berk Atan, me të cilin Soytürk është përfolur.
Megjithatë, vetë Samet Vuruşan ka reaguar shpejt duke i hedhur poshtë të gjitha këto lajme. Ai ka theksuar për mediat se marrëdhënia mes tyre është në rregull dhe se “asgjë nuk është ashtu siç duket”. Vuruşan shtoi gjithashtu se çifti kishte pasur një mosmarrëveshje të vogël ditë më parë, por se tashmë gjithçka është rikthyer në normalitet.
Nga ana tjetër, Rabia Soytürk ka zgjedhur të mos japë shumë detaje. Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, ajo është shprehur:
“Nuk dua të flas për këtë.”
Ky reagim i rezervuar i aktores ka bërë që spekulimet të vazhdojnë në mediat rozë, ndërsa fansat janë të ndarë: disa besojnë se lidhja e saj me Vuruşan është ende e fortë, ndërsa të tjerë dyshojnë se mes çiftit ka probleme serioze.
Për momentin, duket se e vetmja gjë e sigurt është fakti që Rabia Soytürk po preferon të mbajë heshtje, ndërsa partneri i saj mundohet të shuajë çdo aludim publik.
Leave a Reply