
Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka ndarë me ndjekësit një moment aspak të këndshëm nga jeta e saj e përditshme.
Në një postim të bërë në rrjete sociale, ajo është shfaqur e shqetësuar teksa udhëtonte me veturë gjatë natës. Gjatë rrugës, Marina është përballur me një problem të pazakontë prishjen e të katër gomave të makinës njëkohësisht, shkruan “Kosovarja”
“Si mund të bien të katër gomat njëherësh?” është shprehur ajo, e habitur nga situata.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët janë treguar të kujdesshëm dhe mbështetës në komentet e tyre.
Leave a Reply