Jashari në lidhje të re dashurie, e harron Hatin

Hati është një nga TikTokeret më të njohura të momentit.

Romanca e saj me Jasharin ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes dhe e komentuar gjerësisht nga ndjekësit në rrjete sociale. Megjithatë duket se lidhja e tyre nuk pati jetë të gjatë.

Çifti i dha fund marrëdhënies disa muaj më parë, duke i zhgënjyer fansat që i shihnin si një ndër çiftet më të pëlqyer në rrjet, shkruan “Kosovarja”.

Së fundmi një video e publikuar nga motra e Jasharit ka ngjallur sërish dyshime për jetën e tij sentimentale. Në video, ajo shfaqet duke treguar se ka blerë iPhone-t më të rinj për të gjithë familjen, ndërsa dëgjohet duke thënë: “Një për vëllain dhe një për kunatën.”

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë se Jashari ka nisur një lidhje të re dhe se Hati tashmë i përket së kaluarës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*