‘S’mund të jetoj pa nënën. Më falni’, aktorja turke alarmon fansat

Aktorja turke Nilperi Şahinkaya ka tronditur ndjekësit me një postim të bërë në rrjetet sociale pak kohë pas humbjes së nënës së saj nga kanceri.

Në mesazhin e publikuar, ajo shkroi: “Të dashurit e mi, nuk mund të jetoj pa nënën time. Faleminderit për mbështetjen tuaj. Më falni.” Ky postim ngjalli frikë të madhe mes fansave, të cilët e interpretuan si një shenjë tentimi për vetëvrasje.

Pak minuta më vonë, postimi u fshi, por reagimet shpërthyen kudo në media dhe rrjete sociale.

Menaxherja e saj, Önem Günal, dha sqarime publike duke thënë se Nilperi kishte kaluar gjashtë muaj të vështirë duke qëndruar pranë nënës së saj deri në momentet e fundit. Ajo theksoi se postimi u bë në një gjendje të rëndë emocionale, në prani të njerëzve të saj të afërt, dhe nuk kishte të bënte me ndonjë veprim konkret për vetëdëmtim.

Vetë Nilperi më pas doli me një tjetër reagim, duke i qetësuar fansat.

Ajo tha se nuk ka menduar kurrë t’i japë fund jetës, por se dhimbja e humbjes së nënës e ka çuar në një krizë të fortë emocionale. Aktorja konfirmoi se është duke marrë mbështetje psikologjike për të përballuar këtë periudhë të vështirë dhe falënderoi të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe përkrahjeje.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*