Rita dhe Fidani shijojnë pushimet në Dubai

Rita Haziri dhe Fidan Gashi janë një nga ciftet më të ndjekura në botën e showbizit.

Pas përmbylljes së një sezoni të suksesshëm, dyshja ka vendosur të marrë një pauzë nga angazhimet profesionale dhe t’i dedikohen njëri-tjetrit. Ata kanë zgjedhur Dubain si destinacionin ideal për disa ditë relaksi dhe qetësie.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Rita dhe Fidani duken se po shijojnë çdo moment së bashku, mes luksit, detit dhe atmosferës së ngrohtë arabe.

Ky udhëtim duket se është një tjetër dëshmi e lidhjes së tyre të fortë dhe dashurisë që i bashkon.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*