Djemtë e saj nisin çerdhen, Shkurte Gashi emocionon me fjalët

Këngëtarja e njohur Shkurte Gashi ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta e saj familjare.

Sot, djemtë e saj kanë filluar ditën e parë në çerdhe dhe artistja, bashkë me bashkëshortin Albertin, nuk e fshehën emocionin e madh për këtë hap të ri në jetën e tyre.

Në një postim të publikuar në rrjete sociale, Gashi ka shprehur urimet më të ngrohta për djemtë, duke theksuar se dëshiron që ata të rriten me dashuri, kureshtje për botën dhe me zemër plot gëzim.

“Sot fillon një kapitull i ri plot me buzëqeshje, lojëra dhe mësime të vogla të mëdha! Uroj që ditët e para në çerdhe t’ju sjellin gëzim, shoqëri të reja dhe kujtime të bukura. Djemtë e mi të dashur, të rriteni me dashuri, me kureshtje për botën dhe me zemër plot gëzim”.

Ky moment i ëmbël familjar është pritur me shumë pëlqime dhe urime nga fansat dhe miqtë e çiftit. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*