Lajmet për humbjen e vëllait, Almira Azemi reagon ashpër

Influencerja e njohur shqiptare, Almira Azemi, është detyruar të reagojë publikisht pas një situate shqetësuese që i ka prekur familjen.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka treguar se një llogari në TikTok ka shpërndarë lajme të rreme për të afërmit e saj, madje duke sajuar lajmin e pavërtetë të vdekjes së vëllait të saj.

Azemi, e njohur për ndjekësit e shumtë dhe për ndikimin e saj në rrjetet sociale, e ka quajtur këtë akt të papranueshëm dhe tepër fyes. Ajo shkruan:

“Aktualisht ka një llogari që po përhap gënjeshtra për familjen time dhe madje ka sajuar edhe vdekjen e vëllait tim. Kjo është një vijë që nuk duhet kaluar kurrë. Me vdekjen nuk luhet. Është e neveritshme dhe thellësisht mosrespektuese. Ju lutem mos i besoni këtyre gënjeshtrave dhe raportoni atë llogari.”

Kjo situatë rikthen edhe një herë në vëmendje problemin e madh të lajmeve të rreme dhe bullizmit online, të cilat po prekin gjithnjë e më shumë figura publike. Almira Azemi, përmes këtij reagimi, ka dhënë një mesazh të qartë: të mos tolerohet shpifja dhe të raportohet çdo llogari që përhap lajme të pavërteta. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*