Soni Malaj “thyen rrjetin” me veshjen në projektin e ri muzikor

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, ka ndezur rrjetet sociale me pamjet më të fundit që ka ndarë nga projekti i saj muzikor më i ri.

E veshur me një kostum të guximshëm e artistik, zinxhirë dhe detaje metalike, Soni ka tërhequr menjëherë vëmendjen.

Kënga e re titullohet “Mos gabo te unë” dhe vjen në bashkëpunim me reperin Don Phenom.

Nga ajo që shihet në pamjet e publikuara, artistja duket se ka zgjedhur një qasje shumë më të guximshme dhe teatrale në videoklip, duke kombinuar sensualitetin me një estetikë të fuqishme skenike.

Veshja, që përfshin një bikini të zezë të stolisur me pasqyra, perla dhe elemente tradicionale me ndikim tribal, shoqërohet edhe me një maskë unike me zinxhirë të gjatë që mbulojnë fytyrën.

Më poshtë mund të dëgjoni këngën e re.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*