
Romanca trevjeçare mes aktores së njohur turke Hande Erçel dhe biznesmenit të pasur Hakan Sabancı ka marrë fund, duke shkaktuar një sërë reagimesh dhe spekulimesh në media e rrjete sociale.
Që prej ditës kur lajmi u bë publik, u përfol për arsye të ndryshme – nga tradhtia, deri te tensionet me familjen Sabancı.
Në qendër të aludimeve ka qenë veçanërisht nëna e Hakanit, Arzu Sabancı, e cila sipas mediave turke nuk e ka miratuar kurrë seriozisht lidhjen e djalit me aktoren e famshme.
Ndërkohë që fansat prisnin një deklaratë zyrtare nga çifti, vetë Hakan Sabancı doli me një reagim ku mohoi kategorikisht se ndarja kishte ndodhur për shkak të tradhtisë, duke i quajtur këto thashetheme të pabaza.
Mbrëmë, Hande Erçel u shfaq në një event festiv dhe nuk mundi t’i shpëtonte pyetjeve të gazetarëve. E zënë në befasi, aktorja vendosi të mos zbulojë detaje mbi fundin e marrëdhënies së saj:
“Nuk do të flas, miq. Nuk do të flas këtu,” – tha ajo shkurtimisht, duke lënë të nënkuptohet se për momentin nuk dëshiron të ndalet te jeta e saj private.
Çifti, që për një kohë të gjatë ishte ndër më të komentuarit e showbiz-it turk, kishte planifikuar madje edhe një të ardhme së bashku, por si duket tani kjo histori dashurie ka marrë fund papritur. /Prive By Liberta Spahiu
Leave a Reply