
Modelja e njohur Oriola Marashi ka hapur një kapitull të ri në karrierën e saj, këtë herë si këngëtare.
Bukuroshja shqiptare ka debutuar në muzikë me këngën e saj të parë të titulluar “Papi Calma”, realizuar në bashkëpunim me producentin Adion.
E njohur për sharmin dhe stilin e saj, Oriola duket në top formë në videoklipin e ri, ku përveç pamjes, dëshmon edhe talentin e saj në muzikë.
Projekti është punuar me emra të njohur të industrisë, ku produksionin dhe beat-in e kanë sjellë Lurro dhe AdionTheBeat, ndërsa teksti dhe melodia mbajnë firmën e Ada Verdi, Adion dhe vetë Oriolës. Videoklipi mban firmën e Sekuencë, ndërsa pamjen e saj e ka kompletuar grimeri i njohur Kaci Lleshi.
Me këtë hyrje të fuqishme në tregun muzikor, Oriola vjen si një surprizë e këndshme për publikun, duke treguar se për të kufijtë nuk ndalen vetëm në modeling. /Prive By Liberta Spahiu
Leave a Reply