
Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Yll Limani, ka provuar një nga aventurat më të guximshme dhe unike të jetës së tij.
Ai është hedhur nga një helikopter në lartësinë marramendëse prej 15 mijë feet, (afër 5 mijë metra lartësi), duke përjetuar adrenalinën e pakrahasueshme të “skydiving”.
Zbritja e tij spektakolare zgjati rreth 65 sekonda, gjatë së cilës Ylli përjetoi ndjesinë e fluturimit të lirë mbi horizontin e Portugalisë, aty ku ndodhet aktualisht.
Pamjet e ndara nga vetë ai në rrjetet sociale i lanë fansat pa fjalë, duke e parë artistin në një tjetër dimension, larg skenës e mikrofonit.
Këngëtari, i njohur për zërin e tij unik dhe hitet që kanë shënuar muzikën shqiptare vitet e fundit, tregoi se përveç artit, është i apasionuar edhe pas eksperiencave që e çojnë kufirin e adrenalinës në maksimum.
Ky moment i veçantë cilësohet si një “aventurë që bëhet vetëm një herë në jetë”. /Prive By Liberta Spahiu
Leave a Reply