
Lidhja e Patris Berishës dhe Santiana Malokut ishte një nga temat më të përfolura muajve të kaluar.
Pas romancës që mori vëmendje të madhe në rrjete sociale, Prive By Liberta Spahiu ju raportoi se dyshja i kishin ndarë rrugët me njëri-tjetrin, duke u bazuar në faktin se ata e kishin hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram.
Por, duket se situata ka marrë një kthesë tjetër.
Dhe sigurisht që syrit të Prive By Liberta Spahiu nuk ka si t’i shpëtojë ky detaj i ri!
Patrisi dhe Santiana tani e ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instagram.
Ky veprim është një tregues i qartë se ish-banorja e BBVK2 dhe instrumentisti kanë gjetur sërish rrugën për te njëri-tjetri dhe janë ribashkuar.
Se çfarë ndodhi saktësisht mes çiftit mbetet të shihet në ditët në vijim, por një gjë është e sigurt: Patrisi dhe Santiana janë sërish në qendër të vëmendjes. /Prive By Liberta Spahiu
Leave a Reply