Pranvera e Marjani në Big Brother VIP?

Pranvera, një nga influenceret më të ndjekura të rrjeteve sociale ka ndezur kureshtjen e ndjekësve pas përgjigjeve të fundit në një sesion pyetjesh anonime në Instagram.

Një fans e pyeti drejtpërdrejt nëse ka mundësi ta shohim në Big Brother VIP Kosova. Përgjigjja e saj ishte intriguese:

“HMMMMMM @marjankomani.photography ?” – duke mos e mohuar plotësisht, por as duke e konfirmuar, gjë që i la ndjekësit në dilemë.

Megjithatë, kur iu drejtua një tjetër pyetje për rikthimin në ekran, përgjigjja e Pranverës ishte e prerë:

“JO! Nuk është në planet e mia për momentin 🥲”.

Kujtojmë që Pranvera dhe Marjani u bënë prindër disa muaj më parë, duke mirëpritur në jetë djalin e tyre, Janin.

Aktualisht, duket se fokusi i tyre është familja dhe puna, edhe pse fansat vazhdojnë të spekulojnë mbi një pjesëmarrje të mundshme të çiftit në reality show-n më të ndjekur në Kosovë.

Pra, edhe pse gjasat janë thuajse minimale, fakti që Pranvera nuk e përjashtoi kategorikisht mundësinë e BBVK mjaftoi që ndjekësit të hamendësojnë e komentojnë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*