
Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova” dhe këngëtari i njohur Ardi Gashi vazhdon të jetë shumë aktiv në rrjetet sociale.
Së fundmi, një veprim i tij ka ngjallur shumë reagime në rrjet. Ai nuk ka lënë pa pëlqyer asnjë foto të moderatores së njohur Blinera Vitija, çka ka bërë që ndjekësit të hedhin dyshime për një afërsi më të madhe mes tyre.
Ky interes i vazhdueshëm virtual ka bërë që fansat të spekulojnë nëse mes tyre ka diçka më shumë se një miqësi.
A është kjo thjesht vëmendje miqësore apo sinjali i një romance në horizont?
Leave a Reply