Këngëtarja shqiptare po bëhet nënë për herë të tretë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi, ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të tretë.

Ajo publikoi një video nga vizita e saj tek mjeku, ku në ekran shfaqej ekoja e bebit, duke emocionuar fansat e saj.

Në përshkrimin e postimit, Gjira shkroi “#babynumber3 #spring2026”, duke zbuluar se fëmija i tretë do të vijë në jetë pranverën e vitit 2026.

Kujtojmë që këngëtarja tashmë është nënë e dy fëmijëve: djalit Mael dhe vajzës Lana.

Në këtë moment të veçantë, pranë saj ishin edhe të dy fëmijët, të cilët po ashtu e përjetuan me emocion lajmin për ardhjen e vëllait ose motrës së tyre të vogël.

Ky është një kapitull i ri i lumturie për këngëtaren, e cila prej vitesh është e dashur për publikun me muzikën dhe prezencën e saj gjithmonë pozitive.

Urime! /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*